POLITIKË
Ish-zv/kryeministrja Balluku në Asamblenë e PS-së në Tiranë, Rama mbledh strukturat për zgjedhjet e 2027-ës

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Akademisë së Arteve, ku po zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Mbledhja ka në fokus organizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Një nga çështjet kryesore pritet të jetë gara për Bashkinë e Tiranës.
Takimi zhvillohet një javë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku pati debate dhe u morën disa vendime që tërhoqën vëmendjen publike.




