AKTUALITET
LAJM I FUNDIT/ Marrin fund të gjitha dyshimet, kush u emërua në krye të Policisë së Shtetit
Gledis Nano është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Ardi Veliun i cili dha dje dorëheqjen.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe në mungesë të Ramës, emërimi i Nanos është firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, me propozim të Bledi Çuçit.
Nano ka mbajtur derimë tani postin e drejtorit të antiterrorit.
Në muajin Gusht në emër të Qeverisë Amerikane, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo i dorëzoi Gledis Nano, një certifikatë vlerësimi.
Motivacioni lidhej me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.