LAJMI FUNDITRAJONI
LAJMI FUNDIT/ Atentat me armë zjarri ndaj 34-vjeçarit shqiptar në Greqi (DETAJE)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi të Kifisias, ku i është bërë atentat një 34-vjeçari shqiptar,
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarit i është bërë atentat mëngjesin e djeshëm, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar më armë drejt tij.
34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në spitalin e “Gennimatas”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Protothema” shkruan se shqiptari është një person i njohur për autoritetet greke, pasi ka qenë i akuzuar për vepra të ndryshe penale.
Policia greke po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.