AKTUALITET
Plagosja në Tiranë, dy të rinjtë të përfshirë në pazare për shpërndarje droge, policia identifikon autorët
Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e Aleksandër Nikollit dhe Xhulio Velës pasditen e sotme në zonën e ish-Parkut të Autobuzave në Tiranë.
Policia ka identifikuar autorët e plagosjes së dy të rinjve, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.
Por ende nuk bëhen me dije emrat e tyre për shkak të hetimit.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rinjtë janë plagosur pas një konflikti të çastit në një lokal, ndërsa raportohet se janë të përfshirë në pazare për shpërndarje droge.
Dy të plagosurit kanë marrë plagë plumbi në këmbë dhe tashmë ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.