KRONIKË

Tre të arrestuar në Fier: Mashtrim, plagosje e rëndë me dashje dhe drogë (EMRAT)


Policia e Fierit ka vënë në pranga në orët e fundit tre persona për vepra të ndryshme penale, dy nga të cilët të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në Divjakë u arrestua shtetasi Emiliano Biba, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Në Fier u arrestua shtetasi Abedin Muçaj i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Po në qytetin e Fierit u ndalua për mashtrim shtetasi Rexhep Rabija. Policia po ashtu referoi materialet në Prokurorinë Lushnjë për shtetasin V. L., 61 vjeç, banues në Divjakë, pasi në fshatin Babunjë, duke drejtuar një motomjet është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin H. P., 77 vjeç, dhe për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

NJOFTIMI:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

DVP Fier/Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

-Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë ndaluan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Kryekuq, Divjakë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 20.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  pasi: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit, më datë 05.06.2021 në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë kanë konstatuar të mbjellë fidanë cannabis sativa dhe nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre dyshohet se  është shtetasi E. B.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. M., banues në Peshtan Bregas, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 21.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B. M i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier ndaluan shtetasin R. R., 44 vjeç, banues në Fier, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi parash shtetasit A. T., 22 vjeç, banues në Fier.

-U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për shtetasin V. L., 61 vjeç, banues në Divjakë, pasi në fshatin Babunjë, duke drejtuar një motomjet është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin H. P., 77 vjeç, dhe për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Related Articles

Back to top button