AKTUALITETMJEKSIA

Helmim masiv në Krujë, dhjetëra qytetarë në spital me të vjella e dhimbje barku, dyshohet nga uji i pijshëm.


Një fluks i madh qytetarësh prej dy ditësh i drejtohet spitalit të Krujës, me shqetësime të ndryshme. qytetarët kanë kryesisht diarre, të vjella, dhimbje barku, temperaturë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të sëmurët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit, të cilët prej më shumë se 24 orësh i drejtohen spitalit për mjekim.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Duhet theksuar se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit, i cili në Krujë konsumohet masivisht.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas mjekëve, kemi të bëjmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat vonojnë afro dy ditë.

Ndërkohë, nga ana e bashkisë dhe institucioneve të tjera nuk ka asnjë qëndrim apo lajmërim në lidhje me këtë situatë mjaft alarmante. Asnjë njoftim nuk ka që t’i paralajmeroje qytetaret qe te konsumojne ujin e rubinetit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Asnje nga perfaqesuesit e institucioneve nuk prononcohet per kete situate, por nga ana e shendetit publik na u tha qe jane ne pritje te analizave te cilat do hedhin drite mbi shkakun e kësaj situate alarmante.

Related Articles

Back to top button