Shoqata e Gazetarëve Europian (AEJ), dega Shqipëri, dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, nga forcat e policisë.
Shoqata e Gazetarëve Europian, dega Shqipëri, dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, nga forcat e policisë.
Gjatë ushtrimit të detyrës, kameramani Endrit Aga dhe gazetarja Hoxha, janë shtyrë nga një efektiv i policisë. Efektivi jo vetëm që ka shtyrë gazetaren dhe operatorin, por ka reaguar gjithashtu me tone të ashpra dhe një gjuhë aspak etike!
Ndërsa kolegia Anila Hoxha dhe Aga, janë rrëzuar nga ku kanë marrë lëndime dhe gërvishtje.
Kjo nuk është hera e parë që ndaj gazetarëve ushtrohet dhunë nga ana e policisë duke cënuar punën e tyre.
Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri, duke u solidarizuar me kolegen Anila Hoxha dhe Aga u bën thirrje organeve ligj zbatuese të respektojnë gazetarët dhe punën e tyre.
Ky është një rast i përsëritur nga efektivët e policisë dhe AEJ bën gjithashtu thirrje për t’u hetuar ky rast dhe të ketë zero tolerancë. Këto veprime nga Policia e Shtetit dëmtojnë rëndë lirinë e medias, promovojnë dhunë si dhe pengojnë informimin e publikut.