LAJM I FUNDIT/ 20 vjeçari dhe 3 emigrantët u aksidentuan te ‘Uji i Ftohtë’, reagon Policia (VIDEO)
Policia ka dhene informacionin zyrtar sa i takon aksidentit te rende qe u regjistrua mbremjen e sotme ne aksin Tepelene-Gjirokaster.
Sipas ketij informacioni, nje 20 vjecar po transportonte emigrante te paligjshem kur eshte pikasur nga blute dhe ka tentuar te ike e me pas ka dale nga rruga.
Njoftimi:
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm.
Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.
Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë“, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.