Mbi 500 infektime me Covid-19 dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë, 26 pacientë në gjendje të rënduar
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3143 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 587 qytetarë dhe janë shënuar 3 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 587
Të shëruar në 24 orë 526
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,143
Testime totale 1,347,471
Raste pozitive 192,600
Raste të shëruara 181,213
Raste Aktive 8,401
Humbje jete 2,986