POLITIKË
Debati në kryesi, Vokshi: ‘18 dhjetori’ ilegjitim, Paloka: Hajdeni numëroni firmat! Alizoti: Bashkoni PD-në!
Mbledhja e kryesisë së PD-së ditën e sotme është duke u zhvilluar me debate të shumta me deputetëve të kësaj partie.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Albana Vokshi është shprehur se vendimi i marrë sot për Kuvendin e 18 dhjetorit është ilegjitim.
Ndërkohë Deputeti Edi Paloka është shprehur se për këtë situatë duhet gjetur një zgjidhje dhe palët të përcaktojnë një përfaqësues për numërimin e firmave.
Vokshi: Vendimi që do marre kryesia është ilegjitim, se partia ka me shume te emëruar se te zgjedhur.
Paloka: Duhet gjetur zgjidhje, te dyja palët te përcaktojnë përfaqësues dhe të vlerësojnë firmat në zyrën e tij. Mos i dilni kundër vullnetit te anëtarësisë dhe firmave qe janë mbledhur.
Alizoti: Bashkoni partinë Demokratike!