LIFESTYLE & SHOWBIZ
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! “Picirrukja” e Marinës dhe Getoarit vjen në jetë
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.
Bebushja e çiftit ka ardhur në jetë ditën e sotme dhe nga informacionet e para si vogëlushja ashtu dhe Marina gëzojnë shëndet të plotë.
Gjininë e fëmijës së saj, Marina e ka zbuluar më herët përmes një postimi në “Instagram”, ku e veshur në ngjyrë pudër ka zbuluar dhomën e vogëlushes së saj.
Krahas fotove të ëmbla, moderatorja i ka bërë një dedikim mjaft të ëmbël “picirrukes” së saj.