POLITIKË

Bashkohen 6 pika doganore, Parlamenti shqiptar kalon marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut


Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin  ndërkufitar ka rihapur debatet e “Open Ballkan.” PD akuzon se Rama po zbaton projektin e Vuçiç, ndërsa mazhoranca shprehet se po punohet për tregtinë dhe lëvizjen e lirë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë me Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes e cila ka mbrojtur draftin ka nënvizuar edhe bashkimin e pikave doganore

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Duke krijuar sinergji dhe mundësi të reja dhe duke i parë territoret në dy anët e kufirit si një hapësirë të përbashkët mundësish,” tha Xhançka.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Të përmirësojë kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar duke i sjellë ato sado pranë në linjë me standardet e BE-së,” tha Çuçi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Diskutimi i nismës vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama foli përmes një komunikimi online në parlamentin serb, solli edhe reagimin e opozitës.

“Për duartrokitjet e gjata dhe të nxehta që mori dje nga parlamenti i Serbisë,” tha Tritan Shehu.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por për deputetin e PS Etjen  Xhafaj “Open Ballkan” është rruga ku do të shkojnë të gjithë.

“Kjo e “Open Ballkan” sikur të jetë problemi më i madh që ky vend ka, mistifikimi i diçkaje mund të ketë autorësinë andej, por është rruga në të cilën po shkojë  të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Xhafaj.

Më herët qeveria ka miratuar edhe marrëveshjen e lëvizjes së lirë edhe me Serbinë, draft ky që do të duhet të diskutohet edhe në Parlamentin shqiptar

Related Articles

Back to top button