PSG zhvilloi ndeshjen kundër ST Etienne në Ligue 1, e cila u mbyll me rezultatin 3-1, por një episod ka shqetësuar të gjithë drejtuesit e skuadrës së Parisit.
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar u largua me barelë në minutën e 86′ pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kyçin e këmbës. Lojtari nuk mundi të vazhdonte pjesën e mbetur të lojës, duke dalë jashtë fushën së blertë më barelë.
Rezultati ishte në plan të dytë për skuadrën pariziene, pasi Neymar mund të mbetet gjatë jashtë fushave së lojës.