RAJONI

Kapet sasi e madhe kokaine në Malin e Zi, ishte fshehur në një makinë me targa shqiptare


37 kg kokainë janë kapur nga Policia në Malin e Zi. Dyshohet se sasia e drogës që nëse do të shitej do të vlente mijëra euro, është nisur nga Shqipëria. Lënda narkotike ka qenë e ndarë në 35 pako dhe e fshehur në një Volkswagen me targa shqiptare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rojet kufitare kanë ndaluar makinën në pikën kufitare Debeli Brijeg dhe nga kontrolli është zbuluar droga. Për poseduesit e kokainës nuk ka ende informacion.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas burimeve të mediave vendase, droga do të hynte tranzit në Malin e Zi dhe më pas do të transportohej drejt Kroacisë. Mirëpo, ky operacion i trafikantëve ka dështuar pasi në pikën kufitare Debeli Brijeg rojet kanë arritur të zbulojnë kokainën e fshehur.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button