RAJONI
Protestuesit i vënë flakën Athinës, në Greqi përkujtohet vrasja e 15 vjeçarit nga policët.
Njësoj si në vitet e tjera, edhe këtë 6 dhjetor në Athinë ka shpërthyer dhuna, pasi qytetarët kanë dalë të protestojnë për të përkujtuar 15 vjeçarin që u vra nga policia greje në vitin 2008.
Një grup protestuesish janë nisur drejt Eksarkisë, ku pasi i kanë vënë zjarrin koshave të plehrave, kanë filluar të gjuajnë me gurë drejt policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Një protestë e tillë ndodh çdo vit në Athinë. Në 6 dhjetor 2008, kur i riu po kthehej nga një festë, u përfshi në një sherr me dy policë, ku njëri prej tyre e qëlloi me armë dhe e la të vdekur në vend. Vrasja solli revoltë të madhe në Greqi, ku qindra mnijëra qytetarë protestuan kundër sjelljes së policisë.