LAJM I FUNDIT/ I riu humb jetën në Fier, detaje të reja: Aksidenti u shkaktua nga lagështira dhe shpejtësia (Pamje nga vendngjarja)
Një i ri vetëm 19-vjeç, i identifikuar si Kristian Thomo ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Hamil të Fierit, pasi makina ku ai udhëtontë doli nga rruga.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë, duke qenë se së fundmi vendi ynë është përfshirë nga një mot me reshje të dendura.
Në lidhje me aksidentin ka reaguar dhe policia e shtetit. Ndërsa Fieri Web ka arritur të sigurojë pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
NJOFTIMI
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga