AKTUALITETVIDEO

VIDEO/ Mbyti me duar komshijen, autori pranon krimin, ja pse viktima u gjet gjysmë e zhveshur sipas tij


Ditën e sotme ka dalë para gjykatës 58 vjeçari Fetah Marra, autori i vrasjes së 64 vjeçares Fatime Suli, ndodhur dy netë në parë në Kuçovë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjykata e shkallës së parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Fetah Marra, i cili mbyti dhe më pas tentoi të fshihte trupin e komshijes së tij, pas një sherri për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Burime bëjnë me dije për Fax Neës se i arrestuari ka pranuar krimin, fliste për një borxh të vogël që i kishte viktima, shprehu pendesë për atë që kishte kryer.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ka pretenduar se rrobat i kanë rënë duke e tërhequr zvarrë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sipas Marrës, ai nuk ka tentuar përdhunimin e Sulit, ndërkohë që i mbetet ekspertizës mjekoligjore që të zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim me të ndjerën.

Fatime Suli dyshohet se u mbyt nga Marra, dhe më pas u hodh në një kanal. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në momentin që u gjet nga familjarët, ajo ka qenë gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, ccka shtoi dyshimet se ndaj saj mund të ketë pasur një abuzim. 

Autori prej disa vitesh ishte ndarë nga gruaja e tij, dhe jetonte i vetëm./FaxNews

Related Articles

Back to top button