Po e juaja? Objektiv i hajdutëve, del lista e makinave më të rrezikuara ndaj vjedhjes
Vjedhja e pjesëve të makinave kohët e fundit ka marrë përmasa të mëdha, sidomos të pjesëve të shtrenjta që hiqen lehtësisht dhe kapin çmime të larta në tregun e zi.
Problemet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit në industrinë globale të makinave janë të konsiderueshme , pasi vitet e fundit ka pasur mungesë të shumë komponentëve të nevojshëm për ndërtimin e automjeteve.
Problemi ka të bëjë edhe me pjesët e këmbimit të cilat po vlerësohen vazhdimisht, si pasojë e të cilave lulëzojnë praktikat e paligjshme tregtare. Mungesa e pjesëve të këmbimit ka sjellë edhe një rritje të vjedhjeve të makinave, me grabitësit e fokusuara në heqjen e pjesëve me vlerë, të cilat më pas i shesin në tregun e zi.
Në veçanti, një nga pjesët e preferuara të hajdutëve janë fenerët e modeleve Porsche, Audi, VW, Land Rover dhe Mercedes, si dhe pasqyrat e makinave të Mercedes dhe BMW.
Bëhet fjalë për vjedhje që shiten me çmime të larta në tregun e zi, pasi kostoja e pjesëve të këmbimit për modelet e kompanive premium gjermane dhe ato të Land Rover është më e lartë në krahasim me autoprodhuesit e tjerë.
Viktimë janë edhe modelet japoneze, në të cilat hiqen grykat e fshirëseve të xhamit, si dhe makinat Skoda e sidomos Octavia, të cilës i hiqen pasqyrat.
Hajdutët duket se kanë shumë dashuri për Volvon , duke u fokusuar tek grila e radiatorit. Modelet më të cenueshme të kompanisë suedeze janë kryesisht gjenerata e parë XC90, e ndjekur nga S60, S80, XC60 dhe XC70.