Ngjarja e rëndë në Korçë, Policia: Bashkëshorti u kthye nga Greqia dhe gjeti të pajetë fëmijën në shtëpi
Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një grua ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në një valixhe, ku për pasojë foshnja ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se kallëzimin në polici e ka bërë bashkëshorti, shtetasi K. A., i cili kur është kthyer nga Greqia ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.