AKTUALITET
Ura e Darzezes gati per sezonin turistik
Janë ende vetëm disa ndërhyrje të vogla për të finalizuar ndërtimin e Urës së re të Darëzezës, që do të krijojë një akses më të madh për vizitorët e këtij bregdeti të mrekullueshëm, kryesisht në prag të sezonit veror 2022.
Ndërtimi i kësaj ure do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, duke garantuar stabilitet dhe siguri, falë investimit të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet fondeve të FSHZH-së.