FIERI YNË TVPOLITIKË

Nis gara për drejtuesit e PS-së në 6 Bashkitë e Fierit, Balla: Do të ketë bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua, mirëpresim çdo njeri me vizion


Partia Socialiste ka nisur sot procesin zgjedhor në 6 Bashkitë e qarkut të Fierit, për të zgjedhur aty kryetarët, në kuadër të riorganizimit të brendshëm të kësaj force politike,

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla u shpreh se socialistët do ti nënshtrohen një procesi gare reale, ndërkohë që ftoi kandidatë që të bëhen pjesë e përballjeve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Kemi startuar në të 6 bashkitë e qarkut te fierit procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Ps në të 6 bashkitë, qofte të kryetarve të partisë. Dua tju infomoj se në qarkun e Fierit ps do të ketë bashkëkryetar në nivel bashkie pra një zonjë dhe një zotëri.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ajo që është shumë e rëndësishme është edhe përgjedhja e një sekretari organizativ qoftë në nivel bashkie por edhe në nivel qarku për të kordinuar edhe më mirë punët dhe organizimin e partisë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ftoj cdo antar të PS-së që mendon se mund të jap një kontribut në mirëorhanizimin e partisë që të depozitoj dokumentacionin pranë sekretarit organizativ.

Është shumë e rëndësishme që kjo të jetë një garë e hapur. Të kuptohet nga të gjithë që partia socialiste e zhvillon këtë procës si një proces të hapur, ku duhet të përfshihet më shumë sesa vetëm partia edhe gjithë komuniteti për të nxitur kandidaturat më të mira.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Partia socialiste jo vetëm që është partia më e madhe në vend por edhe përgjegjësia e drejtimit të ps në cdo bashki është nje përgjegjësi që ndihmon në atë që për ne është shumë e rëndësishme.

Roli i strukturave të partisë socialiste në territor është ura lidhëse mes qeverisë, grupit parlamentar, të zgjedhurve vendor dhe komunitetit. Sa më e fortë kjo urë lidhëse aq më shumë rritet kërkesa e llogarisë ndaj të zgjedhur tek zgjedhësit.

Ndaj ky reformin, kjo përzgjedhje e re, këtu në qarkun e Fierit ku ëahtë edhe partia më e mirëorganizuar në të gjithë territon e shqipërisë do të ketë rendësinë e vetë.

Unë do të jem vetë në të gjitha nivelët dhe asambletë e bashkive për të ndjekur këtë proces që të jetë transparent dhe efikas.

Në përfundim të këtij  procesi që konkludon në shtator do të zgjidhen drejtues e drejtuese efikas dhe do të jemi sërish këtu për të nisur përgatjet e zgjedhjeve vendore 2023, ku naturshëm nuk ka asnjë rezultat tjetër ku synojmë të rikonfirmohemi në të 6 bashkitë e qarkut”, tha Balla.

Related Articles

Back to top button