KRONIKË

Plagosi dy vëllezërit në Tiranë, policia arreston 35 vjeçarin nga Lushnja (EMRAT)


Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35 vjeçar pasi plagosi me mjet prerës dy vëllezër në rrugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gert Latifi nga Lushnja goditi Rrest dhe Viliardo Abazaj, përkatësisht 26 dhe 31 vjeç. Shërbimet e Komisariatit Nr.6 në Tiranë u vunë në ndjekje të Latifit dhe në bashkëpunim me Komisariatin e e Policisë në Lushnje u bë e mundur arrestimi i autorit të plagosjes në një hotel në Lushnje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Aty 35 vjeçari u gjend së bashku me një 17 vjeçar, i cili u procedua penalisht. Gjatë kontrollit fizik u gjetën 1150 euro, një sasi e dyshuar lende narkotike kokainë dhe mjeti prerës me të cilën dyshohet se ka plagosur vëllezërit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Tracking”.

Plagosi rëndë me mjet prerës, 2 shtetas (vëllezër), dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga, pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1150 euro dhe mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja e 2 vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që kryejnë vepra penale, pas informacioneve se një shtetas kishte plagosur rëndë me mjet prerës 2 vëllezër, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tracking”, për kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni, pas disa orësh ndjekje intensive, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasi G. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.

Me marrjen e informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas disa orësh ndjekje intensive, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Lushnjë, në një hotel në Lushnjë, kanë lokalizuar shtetasin G. L., së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button