Vrau 39-vjeçarin shqiptar pas sherrit për parkimin, i moshuar grek shfaqet i penduar në gjyq: Gabimi më i madh në jetë, të dënohem!
Gjykata e Pireut ka lënë në paraburgim vrasësin e 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka në Greqi. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. 68-vjeçari grek, i cili akuzohet për vrasje, por edhe për armëmbajtje pa leje, është shtruar në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ku ka shumë gjasa që hetuesi të urdhërojë ekzaminimin psikiatrik të tij.
Ai gjatë kërkimit të faljes ka deklaruar se i vinte keq për ngjarjen, ndërsa shtoi se kishte qenë gabimi i tij më i madh, duke shtuar se ndiente keqardhje për aktin ekstrem. “Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, tha në dëshminë e tij I moshuari.
68-vjeçari njihej në lagje si problematik për sjelljen e tij. Fqinjët pohuan pas vrasjes së babait të tre fëmijëve se ai kishte kërcënuar shumë persona të tjetër në lagje. Gjithçka nisi pas një sherri për parkingun në lagje, ku edhe punonte shqiptari.