KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENT I RËNDË/ MAKINA PËRPLASET DHE PËRMBYSET, TRE VAJZA TË PLAGOSURA

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar gjatë natës së kaluar, ku tre vajza kanë mbetur të plagosura pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Dajçit, në Shkodër. Pas daljes nga rruga, automjeti është përmbysur, duke lënë të plagosura të tria vajzat që ndodheshin brenda tij.
Të plagosurat janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit, ndërsa priten informacione të mëtejshme për rrethanat e aksidentit.




