KRONIKËSTAR CHANNEL

Elbasan/ Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi në pallat, gjendet trupi i 69-vjeçarit nën rrënoja

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro është gjetur nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura. Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij vijuan për orë të tëra.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga shpërthimi, i cili ndodhi në një apartament të pallatit, u shkaktuan dëme të rënda strukturore. Muret e apartamentit dhe shkallët e godinës u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës pësuan dëmtime të rënda.

Më herët, nga kjo ngjarje humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, 10 persona të tjerë pësuan asfiksi dhe morën ndihmë mjekësore në spital. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pallati është shpallur i pabanueshëm, ndërsa banorët janë evakuuar. Autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Dyshimet paraprake janë për shpërthimin e një bombole gazi.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button