KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Bradashesh-Peqin, humb jetën 70-vjeçari që po lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh–Peqin, pranë Bradasheshit, ku ka humbur jetën një 70-vjeçar.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur 70-vjeçarin Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili në momentin e aksidentit po lëvizte me biçikletë.

Reklama në FieriWeb - “”

Pas përplasjes, 70-vjeçari është transportuar fillimisht drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është nisur më pas drejt Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë transportit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button