Aksident në qendër të Athinës, humb jetën i riu shqiptar (Emri)
Një aksident tragjik është shënuar ngjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në sheshin Omonia të Athinës, ku humbën jetën dy të rinj të cilët udhëtonin me një motoçikletë.
Aksidenti ndodhi në orën 05.05 minuta dhe në vendin që po kalonte motoçikleta e të rinjve nuk kishte trafik, çka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.
Kristi Manthio (shqiptar) dhe Manolis Sarandis të moshës 24 dhe 25 vjeçare humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.
Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për ti shpëtuar.
Vlen të përmendët se dy të rinjtë nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.