POLITIKËSTAR CHANNEL

Avokati i Veliajt: Rama më ka telefonuar sot… Shkuam deri në ofendime

02 nëntor 2026 – Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfeu në “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, telefonatat e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.

Ish-deputeti i PS tha se telefonata e fundit ka qenë sot e shoqëruar me tensione e deri në ofendime të rënda. Ndreca pretendon se kryeministri e akuzuar se ai ka nxitur pavarësinë dhe largimin e Veliajt nga pushteti i Ramës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama.

Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Raporti mes Veliajt dhe Ramës nuk duket se janë në momentet më të mira. Kryebashkiaku ka pretenduar se Rama, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i ka ushtruar presion duke i kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protestat e flamengove. Vetë Gogu ka pranuar se ka shkuar për ta takuar në paraburgimin e Fierit, por ka mohuar pjesën tjetër të pretendimeve.

/tvklan.al

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button