KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat/ Goditet një tjetër rast i lojërave të fatit të paligjshme në lokal, arrestohet pronari

Policia e Beratit ka goditur një tjetër rast të vënies së ambienteve në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Prova”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në një lokal në lagjen “Barrikadë” u konstatua se zhvilloheshin lojëra fati përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 njësi kompjuterike, celularë, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 1 elektroshok.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button