KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Babë e bir dërgohen në gjyq për tentativë vrasjeje ndaj të riut, Prokuroria zbardh detajet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit Afrim Cimili dhe Ali Cimili (babë e bir), të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore rezulton se ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2025, rreth orës 13:30–14:00, në rrugën dytësore të unazës së autostradës Fier–Vlorë, në drejtim të fshatrave Dërmenas–Sulaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dosjes hetimore, për shkak të një konflikti të mëparshëm, të pandehurit Afrim dhe Ali Cimili kanë ndjekur dhe i kanë zënë pritë shtetasit Hysen Mërnica, i cili udhëtonte me motomjet së bashku me nënën e tij Suzana Mërnica. Gjatë lëvizjes me dy automjete të ndryshme, ata kanë hapur zjarr në drejtim të tyre, duke rrezikuar seriozisht jetën e të dy shtetasve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në këtë ngjarje, sipas hetimeve, njëri prej të pandehurve ka qëlluar me armë zjarri automatik nga automjeti tip “Toyota”, ndërsa tjetri me pistoletë nga automjeti tip “Mercedes-Benz”. Si pasojë, shtetasja Suzana Mërnica ka mbetur e dëmtuar.

Reklama në FieriWeb

Pas njoftimit të ngjarjes, shërbimet e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit Ali Cimili. Më pas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar të ligjshëm arrestimin dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Prokuroria e Fierit thekson se nga hetimet është provuar bashkëpunimi i plotë mes babait dhe djalit në kryerjen e atentatit, si dhe përgatitja e tij në mënyrë të qëllimshme.

Në përfundim, organi i akuzës shpreh angazhimin për vijimin e ndjekjes penale dhe vënien para drejtësisë të çdo personi të përfshirë në vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button