AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Suedi mbërrin në Fier, familja hape dyert e mortit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar 10 ditë më parë në qytetin Helsingborg të Suedisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, duke vënë në alarm autoritetet lokale, të cilat kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë sulmit, është plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mediat suedeze dhe ato shqiptare raportojnë se viktima është Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku familja Llupi ka hapur dyert e mortit. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e premte.

Reklama në FieriWeb

Fieri Web shpreh ngushëllime familjes Llupi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button