Bëri homazhe në Prekaz tek varrezat e familjes Jashari, dhunohet politikani opozitar serb Sanduloviç
Nicola Sanduloviç, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, raportohet se është dhunuar fizikisht nga shërbimi sekret serb BIA, mbrëmjen e djeshme në Beograd. Sanduloviç një ditë më parë ishte në Kosovë, në Prekaz tek varrezat e familjes Jashari për të bërë homazhe.
Siç bëhet me dije Sanduloviç është marrë me dhunë dhe dhunuar nga BIA, ku pjesë e dhunuesve mësohet të ketë qenë edhe ish-kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Milan Radojiçiç. Ky i fundit akuzohet dhe për organizimin e aktit terrorist në Banjskë në muajin shtator.
Pas rrahjes, Sandulovic është filmuar, ku duket në gjendje të rëndë shëndetësore teksa shoqërohet për në spital.
Më herët, opozitari serb e ka quajtur presidentin Aleksandër Vuçiç si kriminel dhe i ka thënë që para se të shkojë në Kosovë duhet të kërkojë falje për krimet e luftës.