MJEKSIASTAR CHANNEL

Denis Korreshi emërohet drejtor i Spitalit të Lushnjës

Denis Korreshi është emëruar drejtori i ri i Spitalit të Lushnjës, duke marrë drejtimin e institucionit shëndetësor pas dorëheqjes së Roland Ziut.

Korreshi ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik, ndërsa me këtë emërim pritet të marrë drejtimin e spitalit në një periudhë ku institucioni ka qenë në fokus të debatit publik për gjendjen e infrastrukturës dhe cilësinë e shërbimeve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Roland Ziu dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të spitalit, mes kritikave të ngritura për menaxhimin dhe kushtet e ambienteve të godinës, ndërsa rasti ka nxitur reagime dhe diskutime mbi funksionimin e sistemit shëndetësor në zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button