KRONIKËLAJMI FUNDIT

DETAJE/ U ekzekutuan me breshëri armësh në Elbasan, dy viktimat me precedent të mëparshëm penal, njëri i dënuar me 23 vite burg dhe tjetri i dënuar për vrasje në Maqedoni


Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në një lokal pranë rrethrrotullimit të luleve, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri ndaj 50 vjeçarit Ardjan Çollakut dhe 35 vjeçarit Lulzim Bitri, të cilët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë në spital.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të dy viktimat janë persona me precedent të mëparshëm penal, pasi Ardjan Çollaku (Subashi) më parë ka vuajtur dënimin për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje në Itali. Në vitin 2015 ai u arretsua në Elbasan em qëllim ekstradimin në Itali, pasi autoritetet italiane e kishin dënuar me 23 vite burg për veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”, por ende nuk dihet pse ai qarkullonte i lirë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë viktima tjetër Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg në Maqedoninë e Veriut, pasi u përfshi në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018, ku një person mbeti i vrarë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i Policisë: 

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Si pasojë njëri prej tyre  shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka  ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të policisë vendore janë  nisur Fnsh e Renea dhe një grup  specialistësh  nga Departamenti i  Policisë Kriminale në PSh.

Te metalurgjiku  po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve.

Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Related Articles

Back to top button