SOCIALE

Dhe 100 artist i të gjitha kohërave, Luftar Paja! 


Të qeshura pafund, emocione dhe dashuri ka dhënë ndër vite me interpretimet, me humorin dhe me rolet e tij në teatër, në kinematografi dhe në estradë, të cilat kanë qënë të shumta në gjithë karrierën e tij artistike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Shfaqet e para Luftar Paja i ka dhënë në skenën e Pallatit të Kulturës ‘’Mustafa Matohiti” në Patos, gjatë viteve 1960-1968, ndërsa nga viti 1968 deri në vitin 1990 bëhet pjesë e trupës së Estradës Fier dhe teatrit” Bylis’’ dhe pas vitit 1990 largohet në qytetin e Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rolet dhe interpretimet e aktorit Luftar Paja kanë mbetur edhe sot të gjalla në memorjen e spektatorit fierak dhe jo vetëm. Për shumë vite ka luajtur përkrah aktoreve të mëdhenj shqiptar si: Rolan Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në vitin 1990 merr titullin e lartë Artist i popullit, në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit dhe në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Urime pafund në këtë 80-të vjetor për aktorin Luftar Paja! Jetë dhe shëndet i dhëntë zoti! ( Newsalbania.al)

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button