AKTUALITET

Primaret në Fier, kandidati ngre dyshime për procesin: Shoh që “partia” nuk do hapjen, por 


Procesi

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

i “primareve” të Partisë Demokratike në Fier shfaqin problemet e para. Kandidati Ermal Hamataj thekson se procesi është i dështuar dhe se duket që është i paracaktuar nga “lart”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Postimi në Facebook: 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në datën 4 Dhjetor, në ambientet e ish Universitetit UFO Fier, do të zhvillohet votimi për zgjedhjen e kandidatit fitues të Primareve të PD për Bashkinë Fier.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas dy javëve pune në terren, në takimet me çdo demokrat, më lejoni të flas mbi disa konstatime!

U futa në garë sepse realisht më dhimbset gjëndja në të cilën është PD-ja Fier, sepse besoja dhe besoj se ka nevojë për riorganizim, për frymë dhe gjak të ri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Nuk e vë aspak në dyshim edhe sinqeritetin e Doktor Berishës se gara duhet të jetë e drejtë, e hapur dhe e pastër, por prej dy ditësh kam konstatuar se gara nuk është e tillë, në fakt nuk është as e drejtë, as e hapur dhe as e pastër, të paktën këtu në Fier.

Shoh që nga mentaliteti i vjetër s’ka ndryshuar asgjë, është njësoj si para 6-7 vitesh. Shoh që “partia” nuk do hapjen, por uzurpimin, shoh që ata që organizojnë garën janë bërë pjesë e saj, shoh që se kanë fare problem të ndërhyjnë ulët dhe pistë për të favorizuar një prej garuesve, shoh që janë të vegjël dhe se duan këtë parti, por thjesht vendet e tyre, shoh për fat të keq që opozitarizmi i gjatë është sa për fajin e kundërshtarit dhe fajin tonë, shoh që sjemi asgjëkundi.

Merreni si të doni këtë status, miqtë e mi, kolegë, apo edhe gazetarë, kjo është situata, mqs prej ditësh më pyesni si po shkon gara. – Kjo është e vërteta ime !

Por ta dini, unë nuk tërhiqem, sepse unë jam thjesht një emër në garë, jam dhe përfaqësoj më shumë se veten time, dhe sa për mua, ata që i ulën vlerën garës dhe primareve, i kanë bërë llogaritë gabim, fjalën e lirë dhe sinqeritetin nuk mi merr dot kurrë askush, mbajeni mend do humbisni në fushën tuaj, mendësia juaj është e shkuara, e jona është e ardhmja!

Related Articles

Back to top button