AKTUALITET

Djemtë e Tom Doshit rrahin policin në Tiranë, shpallen në kërkim


Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar pak më parë në Tiranë, ku tre të rinj dhunuan brutalisht një polic. 34-vjeçari me iniciale E.L. u arrestua nga policia, mirëpo dy të tjerët u larguan nga vendngjarja. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për djemtë e Tom Doshit. Policia ka shpallur në kërkim Markos dhe James Doshi. VIJON…

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre”-njoftoi policia.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button