AKTUALITET

E fundit! Tre të rinj “zhdëpin” në dru një polic në Tiranë


Tre të rinj kanë dhunuar një polic në rrugën Ismail Qemali në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale E.L. 34 vjeç është arrestuar, ndërsa dy të tjerë përkatësisht 20 dhe 22 vjeç janë larguar nga vendngjarja. Vijon…

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button