AKTUALITET

“Drejtësi për Mateon”, pas protestës para burgut, familjarët bllokojnë qarkullimin në qendër të Vlorës


Familjarët e të ndjerit 8 vjeçar Mateo Vaslliu që prej mëngjesit të sotëm, u shfaqën para kangjellave të burgut të Vlorës, ku ndodhet në paraburgim “monstra e Fierit” Klodian Çalamani. Gjatë protestës së tyre para burgut, familjarët kërkuan që të linin të hynin brenda dhe të vendosnin drejtësi për vogëlushin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas ndërhyerjes nga ana e forcave të policisë, familjarët u larguan dhe ndërmorën marshim nëpër qytetin e Vlorës duke kërkuar drejtësi për Mateon. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjatë marshimit të tyre, ata kanë vendosur të ndalen në mes të qytetit duke bllokuar qarkullimin. Thirrjet e tyre të përsëritura përmbajnë kërkesën që autori të varet dhe të mos qëndrojë i gjallë në burg. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në gjithë vendin po qarkullojnë fletë të një peticioni të nisur nga ana e familjarëve ku kërkohet që të mblidhen firma për të bërë të mundur dënimin me vdekje të autorit që kreu ngjarjen makabër.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button