KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy vite pas krimit, arrestohet 43-vjeçari që hodhi nga shkallët babain pasi i vrau të ëmën

Dy vite pas ngjarjes së rëndë që tronditi jugun e vendit, është vënë në pranga 43-vjeçari Klementin Islamaj, banues në fshatin Shalës, Konispol, i cili akuzohet se shkaktoi vdekjen e babait të tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve zyrtare, Gjykata e Sarandës e ka dënuar Islamajn për veprën penale “vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit 2024, kur 43-vjeçari ka shtyrë nga shkallët babanë e tij, Hysen Islamaj, duke i shkaktuar vdekjen. Ky veprim erdhi menjëherë pas një krimi tjetër brenda familjes, pasi viktima, Hysen Islamaj, dyshohet se kishte vrarë me sopatë bashkëshorten e tij, 66-vjeçaren Shano Islamaj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rasti asokohe shkaktoi reagime të forta për shkak të dhunës ekstreme brenda familjes, ndërsa drejtësia tashmë ka dhënë vendimin për autorin e dytë të kësaj ngjarjeje tragjike.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar organeve përkatëse për vijimin e mëtejshëm të ekzekutimit të vendimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button