POLITIKË

E FUNDIT/ Edi Rama njofton konkursin për Vitin e Ri, çmimet që do ndahen dhe si të merrni pjesë të gjithë


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të enjteje se për Vitin e ri do të jetë i hapur një konkurs, në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë. Në këtë event që Rama e quan “konkurs 2022” do të ndahen tre çmime dhe do të organizohet një ceremoni speciale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Mirëmëngjes, dhe me këtë nismë festive të fundvitit, ku ju ftoj që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan këtë postim.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Dëshiroj që për vitin e ri të bëjmë një konkurs në këtë faqe me tre çmime.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Çmimi Fotografia e Vitit ku do të zgjedhim me votim në këtë faqe tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që ju do të dërgoni në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Çmimi Videokërkesa ime ku një ekip i posaçëm do të zgjedhë tre kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi Urimi im ku epiki i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që ju do të dërgoni me tekst, foto apo vide për Vitin e ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022″, shkruan Rama.

Related Articles

Back to top button