
Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar monitorimin e qarkullimit në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qytetit, përmes pajisjeve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Gjatë një jave monitorimi, janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Prej tyre, 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu, 6 drejtues janë proceduar në gjendje të lirë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Qindra masa administrative për shkeljet në trafik
Nga monitorimi me pajisje inteligjente janë konstatuar edhe një numër i lartë shkeljesh, për të cilat janë vendosur:
982 masa për tejkalim të shpejtësisë;
78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
37 masa për parakalime të gabuara;
29 masa për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
9 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
116 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.
Në total, janë vendosur 1,251 masa administrative vetëm gjatë një jave.
Policia Rrugore e Fierit u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se kujdesi në timon dhe përgjegjësia e çdo drejtuesi janë thelbësore për të shmangur aksidentet dhe për të mbrojtur jetën e përdoruesve të rrugës.




