KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/Divjakë – Arrestime dhe procedime penale nga Policia, një 54-vjeçar gjendet pa shenja jete

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit E. K., 37 vjeç, dhe L. D., 29 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. M., 68 vjeç, banues në Lushnjë, për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës i është afruar ish-bashkëshortes së tij.

Reklama në FieriWeb - “”

Në Lushnjë, materialet iu referuan Prokurorisë për shtetasen E. H., 42 vjeçe, e dyshuar për ushtrim dhune ndaj nënës së saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë, pasi drejtonte një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarje e rëndë në Divjakë

Në fshatin Fierseman, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi G. S., 54 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button