AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rrezik serioz në Fier: Kabull tre-fazor i elektrikut kalon mes përmes pemëve pranë Drejtorisë së Automjeteve

Screenshot

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Fieri Web për të denoncuar një situatë shqetësuese dhe potencialisht të rrezikshme në qytetin e Fierit.

Sipas denoncimit, në rrugën “Teodor II Muzaka”, në lidhje me lagjen Sheq i Madh, pranë Drejtorisë së Patentave, prej disa vitesh është kaluar një kabull elektrik tre-fazësh direkt nëpër pemët e rrugës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Qytetari shprehet se kjo ndërhyrje e bërë nga punonjësit e elektrikut përbën një rrezik serioz për banorët dhe kalimtarët, pasi nga erërat e forta kabulli mund të këputet dhe të shkaktojë pasoja fatale.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, duket qartë se teli kalon mes për mes pemës, pa asnjë masë sigurie, duke rritur rrezikun sidomos në kushte moti të keq.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

🗣️ “Ju lutem postojeni që ta shikojnë shefat e elektrikut në Fier” – shprehet qytetari në mesazhin e tij.

📢 Fieri Web i bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe OSHEE Fier të reagojnë sa më parë, përpara se kjo situatë të kthehet në një ngjarje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

👉 Qytetarët që hasin probleme apo rreziqe të ngjashme, mund të na dërgojnë mesazhe, foto dhe video në faqen Fieri Web.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button