KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Fier/ Përfshihet nga flakët bodrumi i një banese private në Sheq të Vogël, dyshohet për shkëndijë elektrike
Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë bodrumin e një banese private në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier.
Kanë qenë pronarët e banesës ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të banesës.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar dhe përcaktuar rrethanat e plota të incidentit.
Ngjarja shkaktoi alarm te familjarët, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë shmangu pasoja më të rënda.




