AKTUALITETSTAR CHANNEL

Nga 1 janari, radarët inteligjentë në 14 akse rrugore në Shqipëri, gjobat do të evidentohen automatikisht

Kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re teknologjike nga 1 janari 2027. Në 14 akse kryesore rrugore, me një gjatësi prej afro 200 kilometrash, do të aktivizohen radarë inteligjentë dhe pajisje të avancuara monitorimi.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimet për efektivët që do të angazhohen pranë Qendrës së Monitorimit të Trafikut, nga ku shkeljet rrugore do të evidentohen nëpërmjet teknologjisë, pa qenë e nevojshme prania fizike e patrullave në terren.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sistemi i ri do të përdorë kamera me rreze aktive, sensorë dhe radarë për të regjistruar në kohë reale shpejtësinë, pozicionin, kohën dhe përmasat e automjeteve.

Projekti parashikon gjithashtu një trajtim të ri financiar për efektivët e angazhuar në këtë strukturë, pagat e të cilëve pritet të arrijnë deri në 1,800 euro.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

14 akset dhe segmentet rrugore që përfshihen në fazën e parë:

  1. Tiranë–Elbasan (26.4 km): Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.
  2. Durrës–Plazhi i Unazës (5.9 km): Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.
  3. Durrës–Kavajë (9.81 km): Nga Plepat deri në Kavajë Veri.
  4. Unaza e Kavajës (7.89 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
  5. Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë (13.9 km): Nga Rrogozhina deri në Lushnjë Veri.
  6. Unaza e Lushnjës (4.62 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
  7. Lushnjë–Fier (20 km): Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.
  8. Unaza e Fierit (21.5 km): Nga Mbrostari deri në Levan.
  9. Fier–Vlorë (24 km): Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.
  10. Vorë–Ahmetaq (6.52 km): Nga Vora deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.
  11. Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq (9.59 km): Përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me Ahmetaqin.
  12. Kryqëzime dhe rampa lidhëse (5 km): Segmente lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

Faza e parë do të shërbejë si pikënisje për zgjerimin e mëtejshëm të sistemit inteligjent të monitorimit edhe në akse të tjera kombëtare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Synimi është rritja e sigurisë rrugore dhe identifikimi automatik i shkeljeve të qarkullimit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button