AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta avokati i njohur Saimir Vishaj, prej ditësh në gjendje kritike në Spitalin e Traumës

Avokati i njohur Saimir Vishaj është ndarë nga jeta në Tiranë, pasi prej disa ditësh ndodhej i intubuar në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Vishaj ishte transportuar me urgjencë në spital pas një incidenti, ku dyshohet se kishte rënë nga shkallët. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Saimir Vishaj ishte një prej emrave të njohur të avokatisë shqiptare. Karrierën e tij profesionale e kishte nisur në vitin 1998, ndërsa prej vitit 2009 drejtonte Shoqërinë e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, ai kishte mbajtur edhe funksione të rëndësishme në strukturat e avokatisë, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i Komitetit të Disiplinës dhe i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në gusht të vitit 2025, Vishaj kishte bërë publike edhe një betejë të vështirë shëndetësore, pasi kishte kaluar një sëmundje të rëndë që e kishte lënë në koma dhe të intubuar. Pas trajtimit në Itali, ai arriti të rikuperohej.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej figurave të njohura të avokatisë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button