AKTUALITET

FIER/ Proçedohen penalisht disa shtetas per vepra te ndryshme penale, nga ushtrim dhune deri ne drejtim mjeti ne gjendje te dehur.


DVP Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 29 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. Xh., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e ujësjellësit të Bashkisë Roskovec, të cilët ishin duke kryer punime në depon e ujit në fshatin Kurjan.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin B. Q., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. M., 58 vjeç.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit M. H., 44 vjeç dhe A. H., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K. B., 45 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka thyer me sende të forta xhamin e automjetit të shtetasit A. K., 26 vjeç.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduarale.

Related Articles

Back to top button