AKTUALITETSTAR CHANNEL

Forcat e Armatosura në vijën e parë të betejës me flakët në Panahor

Forcat e Armatosura vijojnë operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit në zonën e Panahorit, në Bashkinë Mallakastër. Në terren janë angazhuar dhjetëra trupa të ushtrisë, efektivë zjarrfikës, forca bashkiake dhe mjete të specializuara, ndërsa ndërhyrja mbështetet edhe nga ajri me helikopter.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe temperaturave të larta, me qëllim izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera.

Reklama në FieriWeb - “”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button