AKTUALITETFIERI YNË TVFUTBOLLSPORT

Futboll Femra/ Apolonia “nënshtron” Tiranën dhe ngjitet në krye të renditjes


Apolonia e femrave ka arritur nje fitore te shkelqyer ndaj Tiranes per javen e 12-te Superiores per Femra, duke marre kryesimin e kampionatit, dhe duke hedhur kandidaturen per titullin kampion.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndonese perballe kishin Tiranen kryesuese, vajzat e Apolonise kane dominuar pothuajse gjithe ndeshjen, duke shenuar 3 gola, dhe krijuar shume raste per shenim.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndeshja ka nisur me gol per Apolonine, pasi qe ne aksionin e pare, Valentina Troka ka shenuar duke entuziasmuar tifozet e shumte qe kishin mbushur aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Goli i dytë per Apolonine eshte shenuar pas nje aksioni per tu duartrokitur, nisur nga Vanesa Levendi e cila pason per te Xhesika Ndoj, 16 vjeçarja e talentuar fut topin ne zone per te Valentina Troka, ajo me thember per te Klea Amoniku e ndodhur perballe portieres se Tiranes dhe 2-0 per Apolonine.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Me fillimin e pjeses se dyte eshte serish “kepuca e arte” e sezonin te kaluar, Valentina Troka qe shenon golin e trete per ekipin e drejtuar nga Mariglen Kule.

Pas javes se 12-te Apolonia kryeson tabelen e renditjes me 30 pike me golaverazhin pozitiv 102-6, e ndjekur nga Tirana dhe Vllaznia po me nga 30 pike por me golaverazh me te dobet.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button